Rreth nesh

historiku jonë

Sikur siguresa që lidh fuqishëm krahun me kornizën e dritarës, ashtu është qëllimi jonë për të forcuar marrëdhëniet midis jush klientë të respektuar nga njëra anë dhe furnitorët tanë nga ana tjetër.

Një prodhues i suksesshëm gjithmonë ka klientë të kënaqur para vetes, si furnitorë të mallrave dhe shërbimeve, ne transferojmë vazhdimisht kërkesa nga blerësit tek furnitorët, si dhe propozime nga furnitorët tek blerësit, duke mundësuar kështu një zhvillim më të lartë teknologjik dhe duke ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme midis klientëve.

M SORA Sllovenia filloi me prodhimin e dritareve prej druri në vitin 1948 dhe vazhdoj tutje prodhimin cdo herë duke u rritur deri në vitin 1992 ku bleu kompaninë NORICA, dhe filloj me zhvillimin e tregtisë si M Sora Norica.

Ne filluam me shitjen e pajisjeve ROTO, dhe pastaj zgjeruam gamën, duke përfshirë gjithnjë e më shumë shitjen e materialeve për dyer dhe dritare nga druri, dru Alumin, Alumin dhe PVC. Produktet tona janë kryesisht brende botërore si: Hoppe, Geze, GU, RBB Alumini, Weiss chemie, Schlegel, Menke, Otlav , Plastivan, Colcom Minusco dhe shumë të tjerë.

Në informatorin M SORNIC ne do t'ju informojmë vazhdimisht në lidhje me risitë të cilat janë të përgaditura paraprakisht nga furnitorët tanë. Në informator do të jenë të përfshira risitë e të gjitha pikave ku vepron M SORA M Sornic, përveq që shtrihet në gjithë Slloveninë, ajo po ashtu përfshin edhe , M SORA PRISHTINA, M SORA TIRANA,M SORA SHKUPI dhe M SORA ZAGREB.

M SORA PRISTINA

since 2007

Parku i Biznesit Drenas PBD, Zona Industriale p.n., Autostrada Prishtine - Tirane KM - 16, 13050 Drenas - Republika e Kosoves

Tel contact : +383 44 835 986

Email contact : info@m-sora.al

M Sora Prishtina është themeluar në vitin 2007 në Kosovë dhe që nga atëherë ka arritur të ketë sukses mjaft të madh në tregun e Kosovës, duke u bërë kështu njëra nga kompanitë kryesore për shitjen e mekanizmave për PVC, DRU dhe Dru Alumin.

Në kuadër të kësaj M Sora Prishtina është e sukseshme edhe në shitjen dhe montimin e dyerve automatike të cilat gjejnë zbatim të madh në Kosovë, dhe për të cilat ne do të ju mbajmë gjithmonë të informuar përmes kanaleve tona të informimit.


M SORA TIRANA

since 2011

Rruga Nacionale Vore - Fushe Kruje, km 3 1039 Fushe-Preze - Shqipëri

Tel contact : +355 42 39 12 72

Email contact : tirana@m-sora.al

M Sora Tirana është themeluar në vitin 2011 në Fushë Prezë të Shqipërisë.

Ani pse filloj me një staf të vogël, ajo shumë shpejt u ngrit profesionalisht dhe krijoi një vend të rëndësishëm në tregun e Shqipërisë.

M Sora Tirana deri më sot ka shënuar shumë suksese të mëdha duke u bërë lidere e tregut për shitjen e aksesorëve dhe prodhimin e dyerve automatike.

Ky sukses është mundësuar patjetër përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë të pandashëm sic janë: Hoppe. Geze, GU, RBB Alumini. Weiiss chemie. Schlegel, Menke, Otlav, Plastivan, Colcom Minusco e shumë të tjerë.


M SORA SHKUP

since 2018

Adress : Kacanicki pat br.202, 1000 Skopje, Severno Macedonia

Tel contact : +389 22 655 532

Email contact : skopje@m-sora.al

M Sora Shkupi është themeluar në vitin 2018 e cila gjendet në Shkup të Maqedonisë.

Për një kohë kaq të shkurtër M Sora Shkupi ka arritur të hyjë në konkurencë të fortë me kompanitë tjera të cilat kanë qenë të njohura me veprimtarinë e tyre në Maqedoni. Patjeter qe kjo është arritur përmes bashkëpunëtorëve tanë te suksesshem si Hoppe. Geze, GU, RBB Alumini. Weiiss chemie. Schlegel, Menke, Otlav, Plastivan, Colcom Minusco e shumë të tjerë.

Ne si kompani synojmë të arrijmë dhe më larte, duke i përkrahur klientët tanë teknikisht në cdo kohë.

Çka neve si M Sora na bën të vecante është trajtimi adekuat që i bëhet klientit nga secili punonjës, jemi fleksibil në cdo situatë për t'i ndihmuar klientit..

Qëllimi jonë është që klienti të ndihet sa më rehat në tri pikat kryesore dhe të përbashkëta ndërmjet nesh :

1.Gjendja e stokut,

2.Dergesa deri tek klienti,

3.Çmimet e arsyeshme të cilat i përshtaten tregut.

Rehatinë e klientit e arrijmë me punë të palodhshme ekipore, e cila mundëson arrijten e sukseseve tona si kompani lidere ne treg.


Login

Lost your password?